10.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Trabzonspori dëshiron ti bëj bashkë Arijan Ademin me Enis Bardhin

Mesfushori  shqiptar, Arijan Ademi, ka gjasa të bashkohet me Enis Bardhin te skuadra turke e Trabzonspor. Është vetë trajneri Nenad Bjelica, që insiston në transferimin e Ademit te Trabzonspori, pasi njeh shumë mirë kualitetet e futbollistit shqiptar që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Bjelica dhe Ademi një kohë kishin bashkëpunuar te skuadra e Dinamo Zagrebit, aty ku mesfushori shqiptar kishte kaluar momentet më të mira të karrierës.

Ademi te Dinamo kishte qëndruar për 13 vite të plota, ndërsa marsin e këtij viti vendosi të provoj veten në futbollin kinez, duke nënshkruar me ekipin e Beijing Guoan. Nga këta të fundit, Trabzonspori do të kërkoj ta merr Ademin në formë huazimi.

Të ngjajshme

Të fundit