9.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

BDI: Deputetët të votojnë për integrim europian të vendit tonë

  Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se seanca e sotme për ndryshimet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane dhe u bën apel të gjithë deputetëve të mendojnë për rëndësinë e detyrës së tyre historike që vendi të shkojë përpara. Përmes një kumtese dërguar mediave, BDI thekson se ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Manipulimeve të opinionit nga forca të ndryshme destruktive ju ka ardhur fundi pasiqë Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze me orientim pro-amerikano-europian  ju vendosi në dispozicion të gjitha opcionet e mundshme, vetëm që mos të bllokohet procesi eurointegrues i vendit. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë bën thirrje deri tek partitë politike parlamentare dhe vetë deputetët të lënë anësh inatet personale dhe interesat partiake, të mos tentojnë të bllokojnë por të vendosin si prioritet të ardhmen europiane të qytetarëve.  Republika e Maqedonisë së Veriut e ka vendin në familjen e madhe europiane. Në seancë do të shohim kush është për integrim e kush për izolim, kush për Europë, e kush për Rusi, kush për ardhmëri e kush për vend-numëro!”, theksohet në kumtesën e BDI-së.

Të ngjajshme

Të fundit