7.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Osmani mëngjesin e nis në tavolinë me Borellin: Partner më i zhvilluar sot, aleat më i dobishëm nesër! Mos të lejojmë kthim mbrapa nga integrimi evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Spanjë, zhvilloi takim me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Europian, Zhozep Borrell. Në fokus të bisedimeve ishte dosja europiane e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Osmani e informoi shefin e diplomacisë europiane për rrjedhën e debatit parlamentar me qëllim miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si obligim i ndërmarrë në rrugën e pandërprerë të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE, kumtoi MPJ.

“Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut dëshmon se është e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe pret nga Unioni që negociatat për anëtarësim të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Prandaj, as vendi dhe as Unioni nuk duhet të lejojnë ndonjë kthim të mundshëm mbrapa nga ky qëllim”, tha Osmani.

Të ngjajshme

Të fundit