7.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Apasiev i quan “kaurë” maqedonasit, jo për t’i ofenduar ata, por për t’i kritikuar shqiptarët

Deputeti Dimitar Apasiev me një postim në rrjetet sociale thotë se shteti ka grumbulluar për 120 milionë euro më pak TVSH se sa që kishte parashikuar. Në stilin e tij, Apasiev fajin për këtë “vjelje më të dobët në 10 vitet e fundit” e hedhë tek shqiptarët, transmeton Zhurnal.

Ai aludon se barrën më të madhe për mbushjen e buxhetit e kanë “kaurat”, siç i quan maqedonasit.
Por siç mund të supozoni, kryetari i partisë proruse Levica këtë nuk e bën për t’i ofenduar maqedonasit, por sa për të aluduar se shqiptarët nuk paguajnë tatime.

“Janë mbledhur 120 milionë euro TVSH më pak se sa ishte planifikuar! Vjelja më e dobët në 10 vitet e fundit.
Por mos i lëshoni rastësisht inspektorët nga ISHR në Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë apo Çair. Do t’i rrahin kur t’u kërkojnë kupon fiskal.
p.s. Kaurët do të paguajnë. Por jo edhe gjatë kohë”, shkruan Apasiev.

Të ngjajshme

Të fundit