13.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Erdogan: Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka ripohuar se shteti turk nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe vazhdon ta konsiderojë atë si paligjshmëri.

“Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të afërmve tanë tatarë të Krimesë, të cilët janë një nga popujt vendas të Krimesë, është ndër prioritetet tona”, tha ai në një video-mesazh për Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, që po mbahet në Kiev të Ukrainës.

Platforma e Krimesë është një mekanizëm koordinues ndërkombëtar i Ukrainës për të tërhequr më shumë vëmendjen globale ndaj aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2024.

Erdogan tha se fundi i luftës Rusi-Ukrainë dhe rivendosja e paqes dhe stabilitetit në pellgun e Detit të Zi do të sjellë një lehtësim jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë botën, raporton aa.

Ne gjithashtu mbajmë qëndrimin tonë në favor të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Ne vazhdimisht theksojmë se Krimea është pjesë e Ukrainës në çdo platformë, përfshirë në OKB”, tha presidenti turk.

Të ngjajshme

Të fundit