Masat e reja me siguri do të pasojnë, askush nuk mund të vajtojë në kurrizin e qytetarëve në kohë krize, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rritjen e çmimit të disa produkteve bazë.
Ndërhyrjet, siç informon ai, me shumë gjasa do të jenë në fushën e marzheve dhe në atë të diferencave ndërmjet çmimeve të prodhimit dhe shitjes.
Kovaçevski ka paralajmëruar se do të ketë problem me qumështin dhe për këtë nesër do të ketë takim me ministrin e bujqësisë Lupço Nikollovski.
“Jemi duke monitoruar çmimet, tashmë kemi diskutuar me ministrat e ekonomisë për masat që do të merren në të ardhmen, së pari në pjesën e marzheve dhe në pjesën e diferencës së çmimeve nga prodhuesit deri në çmimin përfundimtar në rafte. Masat e reja sigurisht që do të pasojnë, sepse askush nuk mund të vajtojë në kurrizin e qytetarëve në kohë krize”, theksoi Kovaçevski pas vizitës në kopshtin e ri në Karposh.
Sipas tij, ka një krizë në furnizimin e industrisë së qumështit, ka mungesë në disa rajone të botës për shkak të luftës në Ukrainë.
“Do të ketë problem me qumështin sepse ka krizë në furnizimin me qumësht. Tashmë nesër kam një takim me ministrin Nikollovski se çfarë masash do të marrim sepse në disa rajone të botës ka mungesë qumështi për shkak të luftës në Ukrainë”, informoi kryeministri.
