VENDIM❗️❗️❗️
Shoqata “Rinia e Batincës” dhe Iniciativa qytetare me moton “Për mjedis jetësor të pastër” ka dorzuar njoftim apo kërkesë deri te institucionet përkatëse si Qyteti i Shkupit dhe Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska,Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor dhe,Insitutit të Shëndetit Publik,ku kemi shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë tona reth keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga ana e N.P.Drislla
Si rezultat i këtij keqmenaxhimi kemi përkeqësim drastik të gjendjes shëndetsore të popullatës në fshatin tonë por edhe më gjërë në lagjet përreth fshatit tonë.
Kërkesa jonë e vetme që e kemi dorzuar te institucionet e lartpërmendura është:
DUAM DEPONI BASHKËKOHORE ME STANDARDE EKOLOGJIKE DHE EVROPIANE!!! dhe nga kjo kërkesë e jona nuk do heqim dorë deri në realizimin e saj sepse ka të bëjë direkt me shëndetin tonë,familjet tona,më të dashurit tonë,fëmijët tonë,dhe ardhmërinë tonë.
Institucionet e lartpërmendura i kemi njoftuar se njëzëri kemi vendosur që nëse deri më datë 15.09.2023 (12 ditë afat)nuk ndërmeren masa dhe hapa konkret për zgjidhjen e kësaj katastrofe ekologjike do e bëjmë bllokimin e rrugës që çon deri te deponia Drislla dhe nuk do të lejojmë që asnjë kamion të futet në deponinë Drislla.
Bllokimi i rrugës do të jetë krejtsisht dhe do zgjasë prej 1 ditë 1 javë 1 muaj e deri në realizimin e kërkesës sonë dhe ndalimin e kësaj katastrofe ekologjike
E presim përkrahjen tuaj !!!
VETËM TË BASHKUAR MUND TA NDALIM KËTË KATASTROFË EKOLOGJIKE!!!
Ju lutemi shpërndajeni që përkrahja të jetë sa më e madhe !!!
