9.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

Bari i thatë digjet në disa lokacione në Kumanovë, zjarri është shuar në Belakovcë dhe Likovë

 Ekipet që ishin në shërbim në zjarrin në Belakovcë janë kthyer dhe zjarri është shuar, njoftuan sot nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Kumanovë dhe Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Ekipet janë kthyer dhe zjarri është shuar plotësisht. Në shuarje, përveç ekipeve të zjarrfikësve nga Kumanova, janë përfshirë edhe ekipe nga Nagoriçani i Vjetër dhe Rankovca, natyrisht tre traktorët ER nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe helikopteri i armatës dhe policisë, tha komandanti i NJTZ-së Kumanovë”, Dejan Ilievski.

Ndryshe, ky zjarr ka rënë në orën 16:00 të ditës së djeshme dhe është shuar në orën 19:00. Pylli me kërcell të ulët, kashtë dhe bari i thatë u dogj për më shumë se një ditë e gjysmë.

Zjarrfikësit e Kumanovës intervenuan edhe në fshatin Gradishte, në lagjen Karposh, fshatin Nikuljane, ku digjet bari i thatë dhe kashta.

Në Likovë, afër fshatit Nikushtak, është djegur një pyll me kërcell të ulët, në shuarjen e të cilit janë përfshirë ekipe të “Pyjeve Kombëtare” dhe zjarrfikësve.

Një ekip i zjarrfikësve ka intervenuar edhe në një makinë të djegur në fshatin Dobroshane.

Të ngjajshme

Të fundit