8.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

VMRO kërkon nga Pendarovski ti shpalosë emrat që kërkuan amnistinë e Gruevskit!

Ka shkaktuar sërish debate në Maqedoninë e Veriut deklarata e kabinetit presidencial se elementë të lidhur me opozitën kanë negociauar pranë presidentit për amnistinë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Nisur pikërisht nga kjo deklaratë VMRO-DPMNE i ka kërkuar publikisht presidentit Pendarovski që të bëjë publike emrat e përfaqësuesve të opozitës që kanë negociuar për këtë çështje.

“Pendarovski të ndalojë së shfrytëzuari pozicionin e tij, por të dalë qartazi në opinion se cilët janë ata njerëz që i kanë kërkuar aministinë. Në të kundërtën, do ta vlerësojmë si një gënjeshtar dhe vartës të qeverisë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Të ngjajshme

Të fundit