8.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Begaj – Lajçak: Shqipëria e gatshme t’i kthejë në tryezën e dialogut Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti Begaj e siguroi Lajçakun, se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

“Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë. Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Të fundit