Pas më shumë se 11 vite gjykim dhe rigjykim në të gjitha instancat gjyqësore për të akuzuarit në rastin Monstra, drejtësia do të kërkohet në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazbur. Pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar, mbrojtja do të përgadis aplikimin prej ku shpresojnë në vendim brenda një viti.
NASER RAUFI: “Do të aplikojmë në Strazbur, me të vërtet jam optimist. E para pasi mbrojtja është anuluar tek gjykata e Apelit ..Afatin e kemi katër muaj prej pranimit të lëndës nga Supremja që të aplikojmë tek gjykata në Strazbur .Sipas lëndëve të tjera për aplikim kjo mund të zgjase deri më 1 vjet ..Vendimet e gjykatës në Strazbur janë obligative për shtetin .Mendoj se gjykata në Strazbur do të sjell vendim për rigjykim të lëndës dhe unë jamë I sigurtë në këtë.Duke e ditur përvojën në këtë gjykatë ,ose këtu janë shkelur të drejtat dhe mënyra e sigurimit të provave ose në as një lëndë tjetër”
