0.8 C
Skopje
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Skandali Onkologjisë duhet të shërbejë si mostër hetimi për klinikat tjera!

Se skandalet në vendin tonë nuk kanë të ndalur kjo është dëshmuar shumë herë, e po dëshmohet në vazhdimësi. Skandali më i madh në historinë e vendit në shëndetësi është tmerri i zbuluar muaj më parë, saktësisht në Klinikën e Onkologjisë në Shkup ku janë vjedhur citostatikë për nevojat e pacientëve të prekur nga kanceri. Në bazë të hetimeve, rezulton se vjedhjet e ilaçeve janë bërë nga punonjës të klinikës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të mos stigmatizohen të gjithë punonjësit shëndetësorë. Gazetaret Mulaçka e Simonovska zbulojnë detaje tmerruese në një emision debativ. Mulaçaku tregon se si pacientëve në prag të vdekjes u është kërkuar ryshfet prej 1500 eurove, me qëllim që siç thotë, t’u zgjatet jeta edhe pak. Megjithatë siç zbulon Mulaçka, atyre pacientëve u është dhënë thjesht terapi kundër ënjtjes. Gazetarja tjetër Simonovska, thotë se në “Ultra Sistemin” e Onkologjisë ende figurojnë si të gjallë pacientë të cilët kanë vdekur. Skandale përbrenda skandalit, pra njëherë është zbuluar mega skandali që pastaj të hetohet e të zbulohen edhe skandalet tjera. Ky skandal anti-human që ka ndodhur në Klinën e Onkologjisë në Shkup duhet të shërbej si shembull dhe inkurajim që të hetohen edhe Klinikat tjera, sepse nëse ka ndodhur këtu mund të ndodhë ose ka ndodhur edhe në Klinikat tjera, shkruan Zhurnal.

Zbulohet detaje të reja nga skandali në Klinikën e Onkologjisë në Shkup –

Gazetaret Mulaçka e Simonovska zbulojnë detaje tjera mbi skandalin e Onkologjisë, gjëra që publiku deri më tani nuk i ka dëgjuar, madje as që ka mundur t’i paramendojë që mund të kishin ndodhur deri në atë nivel. Gazetarja Irena Mulaçka e cila e para zbuloi keqpërdorimet në Onkologji, në “Click Plus” TV21 tregon se si pacientëve në prag të vdekjes u është kërkuar ryshfet prej 1500 eurove, me qëllim që siç thotë, t’u zgjatet jeta edhe pak. Megjithatë siç zbulon Mulaçka, atyre pacientëve u është dhënë thjesht terapi kundër ënjtjes.

“Pacientë të cilët kanë qenë në fazë terminale para vdekjes, u është premtuar se nëse japin nga 1000 deri 1500 euro, në një farë mënyrë do u ndihmohet t’u vazhdohet jeta. Familjet normalisht, shpresa e fundit vdes, kanë vrapuar pas mjekut, u kanë dhënë para, mirëpo ai motrave të repartit u ka thënë se duhet të japin terapi të cilën e dinë gjysma e klinikës. Terapinë e dinë të gjithë por ajo që ka ndodhur nuk e tregon askush. Bëhet fjalë për “Manitol”, ilaç kundër ënjtjes. “Deksazon”, antibiotik dhe vitamin C”, sqaroi Irena Mulaçka, gazetare e “Fokus”.

Gazetarja Mirosllava Simonovska nga “Sloboden Peçat”, thotë se në “Ultra Sistemin” e Onkologjisë ende figurojnë si të gjallë pacientë të cilët kanë vdekur. Vërejtje ka edhe te buxheti i klinikës, për shkak se nuk i përmbushë nevojat e pacientëve.

“Dua të tregoj se kemi zbuluar se të gjithë pacientët, pavarësisht nëse kanë vdekur apo ende janë gjallë, në atë sistem figurojnë si të gjallë. Nuk ekziston mënyrë, dosja e pacientit në atë ultra sistem të mbyllet për shkak se ka vdekur. Reversi ndodh për shkak se buxheti bazë për blerjen e terapisë biologjike të cilën e jep ministria e shëndetësisë dhe fondi i shëndetësisë, është disa herë më i ulët se nevoja e pacientëve”, tha Mirosllava Simonovska, gazetare e “Slloboden Peçat“

Parregullsitë në Klinikën e Onkologjisë në një intervistë për REL i vërtetoi edhe revizori kryesor shtetëror Maksim Acevski. Sipas tij, Klinika e Onkologjisë posedon akselerator për mjekim të pacientëve në Onkologij, por për shkak moskrijimit të kushteve, aparatet nuk janë vënë në funksion. Problem ka edhe në mënyrën si është udhëhequr dhënia e terapisë.

Si është e mundur që kjo të ndodhë, si të parandalohet dhe a duhet të hetohen edhe Klinikat tjera?

Në vendin ku skandalet janë të njëpasnjëshme gjithçka është e mundur, por që deri në këtë nivel nuk e kishte menduar askush. Në një institucion shëndetësor aty ku humanizmi duhet të jetë mbi nivel është bërë terror human dhe akti më çnjerëzor që mund të ndodhë. Vjedhje e ilaçeve, kërkim i ryshfetit “për zgjatje jete”, si dhe mos evidentim i personave të vdekur, krejt kjo për përfitime materiale. Njerëz me shpirt të varfër në kurriz të pacientëve hallexhinjë kanë tentuar që të pasurohen. Mbase, edhe janë pasuruar disa prej tyre por i gjithë ky “biznes” i tyre mori fund, bashkë me biznesin e tyre edhe vet ata.

Parandalimi i rasteve të tilla mund të ndodhë vetëm përmes një mënyre, duke hetuar pasurinë e secilit punonjës shëndetësor në mënyrë të detajuar, duke vendosur njerëz të përgjegjshëm e parasegjithash të ndërgjegjshëm në krye të Klinikave. Si dhe mënyra më efikase është që tani më kemi një mega skandal të zbuluar dhe kjo ngjallë dilema që skandale të kësaj natyre mund të kenë ndodhur edhe në Klinikat tjera.

Të ngjajshme

Të fundit