Kush bën keq të keqen do marr është vetëm çështje kohe herët a vonë çdo njeri do marrë atë që ka vepruar!
Të mbështetësh të keqen duke e parë dhe ndjerë është njejtë sikur që ke veshë por nuk dëgjon ke sy dhe nuk shef, ke gojë por nuk flet je një trup i gjallë që realisht je invalid.
Terrorin që po e bën Izraeli ndaj popullit Palestinez është ekstrem katastrofal dhe është i pamëshirshëm ndaj fëmijëve, grave, kafshëve dhe çdo gjë që ka para shkatron, e dhimbëshme është kur i shofim në rrjetet sociale “INTELEKTUALËT” tanë duke u solidarizuar me Izraelin!
Kur thua ‘unë qëndroj me Izraelin’… që në shumicën e rasteve politikanët tanë apo ato që e ndiejn veten më elitarë e shprehin këtë, edhe pse jetojmë në një bashkësi me mbi 90% Muslimanë, ok ok ju jeni me Izraelin por a e dini se…
Ti qëndron me ata që mbajnë të pushtuar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar Jeruzalemin?!
Ti qëndron me ata që në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar vazhdojnë zabtimin e pronave të popullsisë autoktone?!
Ti qëndron me ata që në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar vazhdojnë kolonizimin e tokave të arabëve muslimanë dhe të krishterë?!
Ti qëndron me ata që në kundështim të konventave ndërkombëtare mbajnë të burgosur në burg të hapur mbi 2 milion refugjatë në një hapsirë prej 365 km katror?! Dhe që i mohohen atyre dalje nga ky burg qoftë edhe për nevoja mjeksore.
Ti qëndron me ata që nga viti 1948 kanë krijuar 6 milion rrefugjatë?!
Ah po, tash mu kujtua se Palestina nuk e njeh Kosovën. Po more injorant e i mjerë. Palestina nuk e njeh Kosovën sepse Palestina nuk është shtet. Palestina është sot një hapsirë gjeografike e përbërë nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perendimor. Të dyja këto hapsira janë të pushtuara dhe popullsia vendase nuk shkon dot as në shkollë pa kaluar në një postobllok izraelit.
A e dini se për 1 javë Izraeli ka shkatërruar:
– 67 shkolla
– 17 xhami
– 4 universitete
– 12900 shtëpi
– 84 objekte industriale
– 46 zyra mediatike
– ka hedhur mbi 6000 bomba/raketa në Gaza, numër gati i njëjtë me totalin e SHBA-së në Afganistan në 1 vit ne vitin 2003, kurse këtë terror Izraeli e bëri për 1 javë!
E kur jemi te Gaza qyteti deri më tani ka këtë fatkeqësi:
Mbi 2800 palestinezë të vrarë nga bombardimet izraelite nga ku mbi 700 janë fëmijë. Rreth 10,000 të plagosur. Mbi 1000 të zhdukur. 1.2 milion të zhvendosur.
Trupat e paidentifikuar të varrosur në varreza masive. Kamionët e akullores përdoren për të ruajtur kufomat.
Fëmijët palestinezë po shkruajnë emrat e tyre në pëllëmbën e duarve, në mënyrë që anëtarët e familjes të mund të identifikojnë trupat e tyre në rast se ata vdesin në sulmet ajrore.
Bota po shikon një katastrofë dhe gjenocid në kohë reale.
Dhe ende asnjë thirrje nga bota e “civilizuar” për armëpushim. Në të kundërtën, po brohorosin dhe duartrokasin këto akte.
“Bota muslimane” e pasur me naftë por e shumë e zënë me blerjen e klubeve dhe futbollistëve…
Palestinezët në Gaza e dinë se qëllimi është zhdukja e tyre ose zhvendosja kolektive nga vendlidja e tyre. Ata gjithashtu e dinë se nëse kalojnë kufirin nuk do të kthehen kurrë, do të humbasin vendin e tyre dhe do të jetojnë përgjithmonë në kamp refugjatësh në shkretëtirë, ashtu si edhe fëmijët e tyre. Kjo është arsyeja pse shumica preferojnë të vdesin.
Ky është vetëm gjenocid; nuk ka rrugë kthimi pas.
Sepse pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet, as Izraeli, as Lindja e Mesme dhe as bota nuk do të mund të gjejnë paqe.
E gjithë bota duhet ta detyrojë Izraelin të zbatojë rezolutat e OKB-së në vend që ta inkurajojë atë të kryejë më shumë masakra nën slloganin se “ka të drejtë të mbrohet”.
Kushdo që e mbështet këtë, kushdo që e arsyeton, kushdo që i din rrethanat por heshtin…të gjithë do të japin llogari këtu, dhe në botën tjetër para Drejtësisë Absolute!
PS të dhënat dhe statistikat janë marrë nga TRT-Haber, Turqi
B.Jakupi Shkup
