1.8 C
Skopje
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Himni shqiptarë në çdo shkollë shqipe jo vetëm në komunat ku shqiptarët janë shumicë!

Himni është këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit e të shtetit. Prandaj, secili qytetarë e ndjen atë himn teksti i të cilit përshkruan lidhshmërinë me të kaluarën, ngjallë ndjenjën e guximit dhe të krenarisë. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kërkon që të obligohen të gjitha shkollat që çdo të hëne të intonojnë himnin e Maqedonisë së Veriut. Pas Komunës së Aerodromit, tashmë edhe komuna e Gazi Babës ka miratuar vendimin që procesi mësimor në shkollat në këtë Komunë të nis me intonimin e himnit kombëtar. Sipas komunave, qëllimi është të krijohet shprehi tek fëmijët që të kenë respekt dhe dashuri për atdheun që në moshë të vogël. E ndaj kësaj kërkese të çuditshme e kryekëput nacionaliste ka reaguar, Bilall Kasami, nga Lëvizja Besa i cili tha se himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik dhe të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut prandaj edhe nuk mund të intonohet në komunat me shumicë shqiptare. Por, një gjë duhet të sqarohet se himni shqiptarë duhet të intonohet në secilën shkollë shqiptare dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Çdo shkollë që ka edhe vetëm një nxënës shqiptarë edhe aty duhet të jehojë himni shqiptarë. Ndërkaq, kreu i VMRO-së dhe kryetarët e komunave nga kjo parti mund ta intonojë himnin maqedonas çdo mëngjes madje edhe të dielave në oborret e shtëpive të tyre, shkruan Zhurnal.

Askund me realizimin e premtimeve në pushtetin lokal, dalin me ide sikurse komunat janë duke lulëzuar –

VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm një numër të madh të komunave në Maqedoninë e Veriut, nëse bëhen bashkë të gjitha partitë tjera ekzistuese nuk udhëheqin me aq komuna sa udhëheq VMRO-ja. Prandaj, çdo ngecje në pushtetin lokal i faturohet edhe partisë e cila udhëheq me numrin shumëfish më të madh të komunave në vend.

Por, nga kjo parti nuk dinë dhe nuk munden ndryshe të mbulojnë dështimin e mos zhvillimin pos me ide që burojnë nga bërthama e partisë, puro nacionaliste dhe etnocentriste. Nxënësit pa dallim etnie kanë nevojë për sistem arsimor cilësor, për shkolla moderne dhe mësimdhënës që mësim japin, dhe jo mësimdhënës që i ushqejnë fëmijët me nacionalizëm të hershëm.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ka bërë thirrje ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri që të obligojë të gjitha shkollat që çdo të hëne të intonojnë himnin e Maqedonisë së Veriut. Pas Komunës së Aerodromit, tashmë edhe komuna e Gazi Babës ka miratuar vendimin që procesi mësimor në shkollat në këtë Komunë të nis me intonimin e himnit kombëtar. Sipas komunave, qëllimi është të krijohet shprehi tek fëmijët që të kenë respekt dhe dashuri për atdheun që në moshë të vogël.

“Unë i bëj thirrje ministrit të Arsimit që kjo të bëhet politikë shtetërore dhe njëkohësisht politikë të cilën të gjitha komunat, pa dallim se nga cila parti politike vjen kryetari i saj ta intonojnë himnin e Maqedonisë së Veriut. Sepse, kemi shtete si përshembull partneri ynë strategjik, SHBA-të që ka shumë nacionalitete por të gjithë qëndrojnë drejtë dhe qetë derisa intonohet himni i Amerikës dhe të gjithë janë krenarë derisa e dëgjojnë himnin e Amerikës dhe të gjithë e respektojnë flamurin e Amerikës, gjegjësisht flamurin kombëtar. Ai që nuk respekton atributet kombëtare të vendit ku jeton atëherë vërtet kemi një problem serioz në sistem”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Vet fakti krahasues mes Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut është i nivelit më të ulët të mundshëm, madje edhe qesharak. SHBA-të janë shembull të multikulturalizmit, maqedonasit janë shembull të nacionalizmit, pra përderisa në SHBA pranohet gjitha etnitë dhe kulturat tjera, në Maqedoninë e Veriut punohet ditë e netë për të dëmtuar, shkatërruar dhe burgosur edhe etnitetin shumicë në vend, shqiptarët.

Në çdo shkollë shqipe duhet të intonohet himni shqiptarë dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare –

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilalli Kasami, ka theksuar se nëse intonohet himni maqedonas nëpër shkolla do të duhet respektohet edhe shumica shqiptare dhe të intonohet edhe ai shqiptar.

“Në këtë rast nëse do të bëhet ndonjë vendim ligjërisht për t’u intonuar himni i shtetit sigurisht që duke respektuar shumicën e qytetarëve që janë të etnitetit shqiptarë do të duhet të intonohet edhe himni shqiptar”, u shpreh Kasami.

Ai gjithashtu tha se himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik dhe të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut prandaj edhe nuk mund të intonohet në komunat me shumicë shqiptare.

“Përderisa është ky realitet…kjo nënkupton ose duhet të ndërrohet himni i shtetit dhe të respektojë diversitetin kulturor dhe etnik ose nëse miratohet vendim që kështu si është të intonohet atëherë duhet të respektohet përkatësia multietnike e shtetit dhe shoqërisë dhe në vendet, në komunat apo në lokalitetet me shumicë shqiptare, si komunitet i dytë shumicë duhet të intonohet edhe himni shqiptarë”, ka deklaruar Bilall Kasami, nga Lëvizja Besa.

Megjithatë, një gjë duhet të sqarohet se nëse çështja e himnit bëhet zyrtare në të gjithë shtetin, himni shqiptarë duhet të intonohet në secilën shkollë shqipe, dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Pasi ka komuna të shumta në të cilat shqiptarët nuk janë shumicë por që ka numër të madh të shkollave shqipe për të plotësuar nevojat e shqiptarëve dhe në këtë kontekst gjithkund ku mësohet shqip duhet të intonohet himni shqiptarë.

Të ngjajshme

Të fundit