Në dy bastore sportive në Shkup është kryer grabitje e rëndë dhe janë marrë dy arka me para.
Siç citohet në buletinin e MPB-së, rasti herët në mëngjes në orën 03:50 është raportuar në SPB Shkup.
Policia ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Në një rast tjetër, sërish më 1 nëntor të vitit 2023 në SPB Shkup është raportuar se në orën 10:00 në një bastore sportive në Shkup një person me kërcënim ndaj të punësuarit ka marrë para.
