23.8 C
Skopje
E hënë, 27 Prill, 2026

Xhaferi: Nëse partitë nuk sigurojnë konsensus, do t’i zbatoj kompetencat e mia dhe do të shpallë zgjedhje

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se nëse partitë politikë nuk arrijnë konsensus për datat për zgjedhjet, ai do të veprojë konform kompetencave të tij dhe do të shpallë zgjedhje.

Xhaferi konsideron se si kryetar i Kuvendit është i detyruar ta sigurojë kohën që e caktojnë Kushtetutën dhe ligjet që të organizojnë zgjedhje, por edhe se ka detyrim ligjor për formimin e qeverisë teknike tre muaj para zgjedhjeve.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me shpalljen e zgjedhjeve, Xhaferi sqaroi se partitë politike, që janë në Kuvend kanë mundësi deri vitin e ardhshëm të gjejnë konsensus lidhur me dy afatet për dy proceset zgjedhore, parlamentare dhe presidenciale. AI theksoi se dy proceset zgjedhore dallohen edhe për nga afatet kushtetuese edhe per nga ato ligjore, rregullshmëria dhe zbatimi i procedurës.

“Në instancën e fundit, kompetenca dhe detyra ime kushtetuese dhe ligjore është që të mbajë evidencë për afatet për zbatimin  e zgjedhjeve, të cilat do të ishin në kuadër të afateve kushtetuese dhe ligjore. Partitë kanë mundësi të harmonizohen dhe të thonë kur do të jenë të gatshëm të marrin pjesë, ndërsa detyria ime është që t’i zbatoj”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai konsideron se duhet të mbahet evidencë për përsëritjen e vendeve individuale nga rrethi i dytë., nëse ato rezultate ndikojnë në verdiktin përfundimtar të zgjedhjeve. Për zgjedhjet parlamentare ai përmendi se ato duhet të zbatohen në kuadër të 90 ditëve të fundit të mandatit të përbërjes aktuale.

“Nëse ka pajtueshmëri në rregull, nëse jo, hyjnë në lojë detyrimet dhe kompetencat e mia. Për shkak se unë nuk mund të udhëheqimet sipas vendimeve partiake, nëse do të realizojnë konsensus ose jo. Unë kam detyrë në kuadër të afateve ligjore të shpall zgjedhje”, tha Xhaferi, i cili me ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri mori pjesë në ngjarjen në Forinë.

Xhaferiu sqaroi se afatte për shpallje është minimun 70 ditë, deri në maksimum 90 ditë. Në lidhje me zgjedhjet parlamentare si rezultat “Marrëveshja e Përzhinës” dhe Ligj për qeveri, 100 ditë para votimit, të rregullta ose të jashtëzakonshme duhet të ketë qaeveri teknike.

Për vazhdimin e seancës për ndryshimet kushtetuese, ai përmendi se kjo pikë në rend të ditës ka qenë që në gusht dhe debati i përgjithshëm ka përfunduar.

Seanca është ndërprerë dhe pritet që deputetët të reflektojnë për deputetët për të siguruar shumicën e duhur. Nëse dhe si do të reflektojë, kjo nuk është një pyetje që duhet të më shqetësojë. Ajo pyetje ka të bëjë me subjektet, përkatësisht me përfaqësuesit e pranishëm në Kuvend, nënvizoi Xhaferi.

Të ngjajshme

Të fundit