25.8 C
Skopje
E martë, 28 Prill, 2026

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht në rregull, kumtoi sot Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Sipas raportit javor për cilësi dhe siguri të ujit për pije marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar të kryer nga gjashtë deri me dhjetë nëntor 2023, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesën për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.

Për analizë janë marrë 189 mostra fiziko-kimike dhe 189 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Të ngjajshme

Të fundit