Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Manastir për 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit ku ka mirëpritur edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn, informon POPULLI.mk
Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit:
“Bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, ambasadorin z. Fatos Reka, kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri dhe konsullin e nderit të Republikës së Shqipërisë, z. Imer Selmani, në vigjilje të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit vizituam Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
Kujtuam dhe reflektuam bashkë mbi madhështinë e atij çasti historik dhe kontributin e atyre misionarëve të kombit që shqipja jonë të ketë shkronjat e veta, me të cilat breza të shumtë të kombit kanë qëndisur rrugën e përparimit.
E pathyer ndër shekuj përballë stuhive të shumta qëndroi, e atillë do të vazhdojë të qëndrojë përjetë, gjuha jonë e bukur shqipe!, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/photo?fbid=884093219751468&set=pcb.884093463084777
