Kryeministri Kovaçevski do ta vizitojë kompaninë Vabtek MZT SHA Shkup

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do ta vizitojë kompaninë Vabtek MZT SHA Shkup.

Kovaçevski do të shoqërohet nga zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski.

Vabtek MZT është prodhues i sistemeve për frenim të automjeteve hekurudhore dhe pjesë e koorporatës globale multinacionale Wabtec me seli në SHBA.