16.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Osmani reagon ndaj “shovinistëve” maqedonas / ‘U pengon gjithçka shqiptare’

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas disa reagimeve në rrjet sociale të disa personave të cilët kanë akuzuar Osmanin për keqpërdorime.

Dimitar Beçev Ligjërues në Shkollën e Oksfordit të Studimeve Globale i cili ka shkrua në rrjetin Social “X”, “Lepa Brena dhe Dragana Mirkoviq në Sofje mbrëmë. Zona VIP – tavolina dhe të gjithë- vrasësit”.

Ndërsa deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovacki, ka shkruar në Facebook duke e akuzuar Osmanin “për 54 tavolina dhe 500 karrige Bujari do t’i paguajë donatorit të BDI-së mbi një milion. Mollë duke vjedhur, pa usul”

Ndaj këtyre shkrimeve ka reaguar kryediplomati shqiptar i shtetit të Maqedonisë duke thënë se “u pengon gjithçka shqiptare këtyre shovinistëve të kriminalizuar”.

Më tej Osmani u ka bërë thirrje “shovinistëve” që ta kuptojnë se koha monopoleve etnike ka përfunduar.

“Mësohuni me barazinë se koha e monopoleve etnike ka përfunduar!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjajshme

Të fundit