Zv/kryeministri i parë i vendit, Artan Grubi ka reaguar për rastin e 14 vjeçares e cila ditë më parë u zhduk dhe sot u dha lajmi nga MPB që është vrarë, informon POPULLI.mk
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër.
Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë.
Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkarisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit!”, është shprehur Grubi.
© POPULLI.mk



