Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë prekur qytetin Katesh në veri të kryeqytetit Dadoma kanë shkaktuar rrëshkitje dherash, humbje jete dhe të plagosur.
Të paktën 47 njerëz kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur nga rrëshkitjet e dheut të shkaktuara prej përmbytjeve në tanzaninë veriore, raportojnë zyrtarët lokalë.
“Deri në mbrëmjen e kësaj të diele, numri i të vdekurve arriti në 47 dhe 85 të plagosur. Shumë rrugë në zonë janë bllokuar nga lluca, uji dhe gurët dhe pemët e zhvendosura” – ka thënë Queen Sendiga, komisionerja e zonës së Manyara në Tanzaninë veriore.
Prej javësh afrika lindore është goditur nga kushtet klimaterike të fenomenit natyror El Nino që shkakton reshje shiu të dendura në zonat e oqeanit paqësor ku vende si Somalia, Kenia dhe Etiopia kanë pësuar kushtet më të rënda klimaterike që prej 40 vitesh.
