20.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Sulmuan Valon Sylën / 3 të akuzuarit dënohet me nga 2 vjet burg!

Gazetari, Valon Syla, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj tre të akuzuarve për sulmin ndaj tij, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se sot e di që ky vend ka drejtësi që e mbron të drejtën e secilit qytetar.

Por sot e di që ky vend ka drejtësi, kur e mbron secili prej nesh të drejtën e vet, kur nuk e tregton dhe e ka durimin e forcën ta pres vendimin e drejtësisë të Republikës.

Kosova pra ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyren e vet dhe e ka pernime.

Pra une e kryva temen, kolegët e mi gazetarë e kryen tê vetën, policia reagoi dhe i kapi në afat rekord sulmuesit fanatik, drejtësia poashtu në fund krejt këtë mund e shpërbleu me drejtësi të merituar”, shkroi ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë sot u ka shqiptuar dënim me nga dy vjet burgim Lum Dërvishit, Kenan dhe Okan Hasanit, të akuzuar për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ ndaj gazetarit Syla.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarve, pasi në seancën e kaluar kishin deklaruar se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në shpallje të aktgjykimit.