13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Xhaferi: ‘Kryeministri’ për mua do të thotë respekt i veçantë

Xhaferi: ‘Kryeministri’ për mua do të thotë respekt i veçantë

0
208

Kryeparlametari Talat Xhaferi e pranon vendimin e Kryesisë Qendrore të BDI-së që ai të jetë kryeministër i parë shqiptar. Nëpërmjet një paraqitje virtuale, Xhaferi deklaroi se do t’i përgjigjet detyrës së re me përgjegjësi, kjo për të realizuar pritshmëritë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Për mua do të thotë respekt i veçantë dhe besim i veçantë nga organet partiake për të nominuar për kryeministër dhe s’do mend se besoj se me përgjegjësinë më të madhe do të përgjigjem ndaj përgjegjësisë së re e cila më është besuar”, tha Xhaferi, transmeton TV21.