Nesër në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, do të ketë tubim rinor nga ana e BDI-së në ora 18:00. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti me ç’rast të organizimit të Kuvendit Zgjedhor të FR-BDI në Çair, informon POPULLI.mk
Ndër emrat më të përfolur për ta marrë timonin e të rinjve të BDI-së në Çair është Art Hajrullahu. 20 vjeçari është nga “KV Teli” dhe sipas informacioneve të cilat kanë qarkulluar ditëve të fundit thuhet se i është besuar udhëheqja e të rinjve në këtë komunë.
Forumi Rinor BDI-Çair gjithmonë ka ditur të mobilizojë të rinjtë dhe mbahen mend organizimet e viteve të kaluara, si në zgjedhjet parlamentare e poashtu edhe në ato lokale. Se si do të vazhdojë kjo ecuri mbetet të shihet në të ardhmen e afërt.
© POPULLI.mk
