Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre që kanë realizuar kanë parashikuar dy skenarë. Njëri ku shkohet me tre blloqe, BDI, LEN dhe Aleanca për Shqiptarët dhe skenari i dytë ku BDI shkon vetme, ndërsa opozita LEN dhe ASH shkojnë bashkë.
“Në skenarin e parë ku shkohet ndaras në tre blloqe BDI do të fitonte do të dilte bindshëm e para me 29% të votës, LEN, në atë kohë nuk e kishim në pyetje edhe VV-në, sepse zyrtarisht nuk ishte pjesë e këtij grupimi del e dyta sipas barometrit me 16.6%, ASH e treta me 12.2%. Partitë tjera të papërfislhme PDSH 0.2, LSDM 0,2%, tjera 0.1%, ndërsa ata që do të abstenojnë i bie 22%, të pavendosur ose pa përgjigje janë rreth 20%”, tha Fetai, raporton SHENJA.
Në pyetjen se çfarë ndodh nëse ASH i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim atëherë gjërat sipas tij ndërrojnë në mënyrë drastike.
“Opozita shqiptare e përbërë prej Aleancës, Besës, Alternativës, Lëvizjes Demokratike e përkrahur nga Vetëvendosje do të dilte bindshëm e para me 34.8% të votës dhje do të linte pas BDI-në në 26.8% që i bie 8% mbrapa. Unë besoj se kjo mund të rritet. BDI humbet një pjesë të votës së saj, por edhe të pavendosurit dhe ata që nuk japin përgjigje zvogëlohen si përqindje”, deklaroi Fetai.



