Në intervistën për POPULLI.mk, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka theksuar se e ka përkrahjen e shumicës së partisë dhe se nuk është vetëm vendim-zbatues por edhe vendim-marrës.
“Unë jam njëri prej anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët që e ka nderin por edhe obligimin që ta udhëheq partinë. Natyrisht besoj se e kam përkrahjen e shumicës në parti. Nuk mund të them se të gjithë më përkrahin. Në çdo parti ka njerëz edhe që mendojnë ndryshe. Por besoj se do të jem njëri prej njerëzve që do të ketë ndikimin më të madh në vendim-marrje në parti.”
© POPULLI.mk




