26.8 C
Skopje
E martë, 5 Maj, 2026

Shkupi në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë, mbushen klinikat e fëmijëve!

Edhe në Vitin e Ri, problemet e vjetra janë mbeten të pazgjidhura. Shkupi është sërish në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë. Pushimet dimërore të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme janë duke u zhvilluar, ndaj mjekët apelojnë që fëmijët të ekspozohen sa më pak ndaj ajrit të ndotur të jashtëm, me shpresën se numri i hospitalizime do të ulet, përcjell FLAKA.

Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup këtë fundjavë ka pasur ngarkesë të shtuar të punës.

Mjekët me apel për përdorimin e diellit dhe ajrit të pastër në mal. Grupimi dhe shoqërimi sa më pak, pavarësisht se janë pushime, higjiena personale duhet të jetë në nivel të lartë, ushqimi i shëndetshëm, perimet dhe frutat e freskëta duhet të jenë gjithmonë pjesë e menusë sonë.

Në Klinikën Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët në Kozle, në natën e ndërrimit të viteve janë kryer deri në 200 ekzaminime. Numri më i madh i pacientëve janë nën moshën dy vjeçare.

Nga fundi i dhjetorit në Shkup hynë në fuqi rekomandimet dhe masat për shkak të rritjes së përqendrimit të grimcave PM 10.

Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë me rekomandim që punëdhënësit të lirohen nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit, personat me goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë.

Të ngjajshme

Të fundit