Kryeparlamentari i RMV-së, Talat Xhaferi, sot ka pritur në takim përfaqësuesin e RMV-së në garat botërore të karatesë, Driton Halimi, informon POPULLI.mk
Halimi do të jetë përfaqësues i vendit në garat botërore të karatesë që do të mbahen në Athinë, e nga kjo garë e karateistit nga Tetova, kryeparlamentari pret sukses dhe lajme të bukura.
“Kisha kënaqësinë të takohem me sportistin e ri Driton Halimi, përfaqësuesin e Karatesë së Republikës së Maqedonisë ë Veriut dhe si çdo here kur takohem me sportistë kaq të përkushtuar, me arritje mahnitëse në nivelin kombëtar, Ballkanik, ndërkombëtar dhe botëror, jam i lumtur që mund të jap përkrahjen time personale dhe institucionale në motivimin dhe shtytjen e arritjeve akoma më të larta që e nderojnë atë vet si sportist, por edhe ne si shtet dhe shoqëri. Do të pres me admirim lajmet e bukura nga sfida e radhës “KARATE1 SERIES A – ATHENS 2024”, ka shkruar Xhaferi.
https://www.facebook.com/photo?fbid=923835899114379&set=pcb.923835942447708
© POPULLI.mk
