11.8 C
Skopje
E martë, 5 Maj, 2026

Spasovski për vizitë pune në Uashington

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga sot deri më 12  janar e kryeson delegacionin e MPB-së për vizitë pune në Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, informojnë nga MPB-ja.

Njëherit, ministri Spasovski do të zhvillojë takime me Xhejms  O’Brajan, ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Brus Shvarc, zëvendës-ndihmës Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, ambasadorin Tod Robinson, ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Byronë për Çështje të Zbatimit të Ligjeve  dhe trafikimi i paligjshëm i drogës, Nataniel Fik, ambasadori për hapësirën kibernetike dhe politika digjitale

Gjatë vizitës në SHBA, ministri Bob i Punëve të Brendshme do të takohet edhe me Bob Paskal zëvendës-ndihmës sekretari i parë për çështje ndërkombëtare nga Departamenti i sigurisë kombëtare, kongresmenet Klaudia Teni dhe Lisa Mek Klajn, si dhe përfaqësues nga Bordi i drejtorëve të Diasporës së bashkuar maqedonase.

Ministri Spasovski do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në pritjen e organizuar për përfaqësuesit tanë në diasporë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, me rastin e festave të Krishtlindjeve.

Të ngjajshme

Të fundit