0.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

Berisha: Dumani është shërbëtor i Ramës

Qindra mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, u mblodhën këtë të shtunë në ditën e  13 të tubimit poshtë banesës së liderit të opozitës Sali berisha, i cili mbahet në arrest shtëpie për shkak të procesve politike ndaj tij. Teksa përshëndeti qëndresën e çdo mbrëmjeje, Berisha e ndal tek afera e djegësave, ku deklaroi se përgjegjës të vërtetë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, që kishin parashikuar vjedhjen e 1 mld eurove në 30 vite. Ai akuzoi kreun e SPAK-ut Altin Dumani  se ka shkelur çdo procedurë për të mbrojtur Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Engjell Agacin, teksa paralajmëroi kreun e qeverise se nuk do të amnistohet për shumë gjatë nga drejtësia.

Për të 13 ditë radhazi, qindra qytetarë e mbështetës të PD, u mblodhën këtë të shtunë në tubimin poshtë banesës së liderit të opozitës Sali berisha,  për të kundërshtuar burgosjen politike të tij.

Kryedemokrati përshëndeti nga dritarja e banesës simpantizantët, teksa u shpreh se ata kanë krijuar polin e pushtetit të qytetarëve dhe të shpresës. Berisha u ndal edhe tek afera me djegësat, ku akuzoi kryeminstrin edi Rama se është përgjegjës kryesor, dhe se në të ishin parashikuar të vidheshin 1 mld euro në 30 vite. Sipas tij përmes Edi Ramës, qeveria u shndërrua në organizatë kriminale.

Sipas Berishës paratë e djegësave ju shpërndanë mediave të qeverisë, ndërsa akuzoi SPAK-un se u bë palë në aferë, duke amnistuar Edi Ramën. Ai akuzoi Dumanin se është shërbëtor i Edi Ramës, që ka copëzuar dosjen për të mbrojtur përgjegjësit e vërtetët të djegësave, duke bërë kokë turku Arben Ahmetajn e Lefter Kokën.

Berisha deklaroi se flakët e inceneratorëve po djegin shtetin e mafies, ndërsa paralajmëroi Edi Ramën, se nuk  do të mbrohet për shumë gjatë nga Dumani e SPAK-u.

Një përalajmërim Berisha bëri edhe për drejtuesin dhe prokurorët e SPAK.

Në mbyllje të fjalës së tij drejtuar qytetarëve Berisha deklaroi se rruga nën balkon është kthyer në autostradën e shpresës, ndërsa theksoi se Surreli i Edi Ramës po zhytet çdo ditë në terr.

Burimi © SYRI.net

Të ngjajshme

Të fundit