22.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

A do të bashkëpunojë Zejdi me VMRO-në !?

Skender Rexhepi – Zejdi është përgjigjur në pyetjen e POPULLI.mk se a do të bashkëpunonte me VMRO-në dhe kjo është përgjigjja e të parit të LP-së.

“Ne e mbrojmë platformën tonë politike, synimet tona politike. Pavarësisht se me cilin subjekt ulemi në tavolinë ne ato do t’i mbrojmë. Bazë, shtyllë e çdo bisedimi me çdo subjekt tjetër do të jetë platforma jonë politike në të cilin synimi jonë kryesor është integrimi sa më i shpejtë në kuadër të BE-së. Aktualisht një VMRO e tillë nuk e shohim që është gati të sakrifikojë mbi interesat partiake për një ardhmëri më të mirë të qytetarëve, andaj unë konsideroj që për momentin do të jetë shumë vështirë çdo lloj bashkëpunimi me një VMRO të këtillë, ndërsa nëse me kalimin e kohës reteron nga qëndrimet e tyre që do të thoja tejet nacionaliste dhe anti-evropiane edhe karshi shqiptarëve por edhe karshi gjithë qytetarëve këtu atëherë mund të diskutojmë për opsione tjera. Për momentin nuk ka hapësirë bashkëpunimi me një VMRO kështu çfarë është”, ka përfunduar Zejdi.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit