8.8 C
Skopje
E enjte, 29 Shkurt, 2024

Zejdi: Me kënaqësi do ta përkrah Talat Xhaferin për kryeministër të parë shqiptar

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi ka dhënë intervistë për portalin POPULLI.mk ku ka folur për aktivitetet partiake, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryeministrin e parë shqiptar, bashkëpunimin me VMRO-në si dhe luftën mes Palestinës dhe Izraelit.

Kur u pyet për përkrahjen ndaj kryeministrit të parë shqiptar në Qeverinë teknike, Zejdi u shpreh se do ta përkrah.

“Me plot kënaqësi do ta përkrahi edhe kandidaturën e kryeministrit të parë shqiptar sado që është formal. Sado që ju duket se është i përkohshëm megjithatë është hera e parë në historinë e pluralizmit politik në RMV që një shqiptar do të drejtojë një institucion aq të rëndësishëm siç është Qeveria e MV-së. Besoj fuqishëm se ashtu siq ishte i suksesshëm në postin e kryetarit të Kuvendit gjithsesi do jetë i suksesshëm edhe në këtë mandat 3 mujor apo 100 ditësh të Qeverisë teknike për të dëshmuar që shqiptarët si të tillë kanë edhe kapacitet intelektual, politik, menaxhues për të Qeverisur me këtë shtet.”, u shpreh Skender Rexhepi – Zejdi.

© POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit