Se kazinotë, bastoret dhe lojërat tjera “të fatit” janë shkatërrim për xhepin e qytetarëve, familjet në përgjithësi dhe jetën e personit kjo nuk do mend. Këtë fenomen të keq ne e shohim për çdo ditë sikurse në rrethin e ngushtë, atë lokal e edhe më gjerë, shkruan POPULLI.mk
Vetëm në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar 560 milionë euro në lojërat e fatit. Në vitin 2022 janë shpenzuar gjithsej 690 milionë euro ndërsa në vitin 2023 kjo shifër sipas analizave të bëra pritet që të jetë edhe më e madhe.
Kompanitë të cilat merren me “lojërat e fatit” po pasurohen çdo ditë e më tepër ndërsa qytetarët vetëm po varfërohen. Shkatërrimi i shoqërisë çdo ditë e më i madh.
© POPULLI.mk
