21.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Mariçiq zë vendin e Grubit në pozitën e ZVKM1

Pozita e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverisë teknike e cila për herë të parë u promovua nga Artan Grubi i Bashkimit Demokratik për Integrim, do të trashëgohet nga zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq.

Artan Grubi mbetet zëvendëskryeministër dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive edhe në Qeverinë teknike.

Kandidat tjetër në kuadër të Lidhjes SocialDemokrate për zëvendës kryeministër të parë ka qenë edhe Fatmir Bytyqi, aktualisht zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, por nuk ka arritur të përfitojë besimin e bashkëpartiakëve të tij.

Ndryshe, me 28 janar do të zgjedhet kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi dhe qeveria teknike për zbatimin e zgjedhjeve.

VMRO DPMNE gjithashtu ka bërë të ditur që ish avokati i tij në ESM, Pançe Tooshkovski do të jetë Ministër i punëve të Brendshme ndërsa Gjoko Vellkovski, Ministër për punë dhe politikë sociale.

 

 

Burimi / KLAN M

Të ngjajshme

Të fundit