13.8 C
Skopje
E enjte, 30 Prill, 2026

Temperaturat sot në RMV

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite në disa vende vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male paraqitje të borës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 15 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 gradë.

Vijon periudhë e motit me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior. Përkohësisht vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale. Gjatë dy ditëve të ardhshme temperatura e ditës do të jetë në rritje të lehtë, ndërsa pastaj gjatë fundjavës do të bie.

Të ngjajshme

Të fundit