Bëjmë thirrje institutit në fjalë që të largojë lajmin, të kërkojë falje publike, në të kundërtën do të vijojë padi nga komuna e Tetovës, këtë e tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës, përcjell TV21. Durmishi tha se të dhënat nga Instituti “Idea”, se në këtë komunë për vitin 2022 janë shpenzuar 211.000 euro për shpenzime dhe udhëtime ditore, janë të pasakta.
“Udhëtimet e kryetarit dhe administratës së komunës, për vitin 2022, kapin vlerën prej 11.200 euro. Shuma të cilën i referohet instituti në fjalë, ka të bëjë me projektet që kanë fituar nga BE, ERASMUS, shkollat e mesme dhe shkollat fillore. Vlera e paraparë në buxhet është 320,733 euro, prej të cilave 266.000 euro janë për shkollat e mesme dhe 53.900 për shkollat fillore”, tha mes tjerash Durmishi.
