Sot pritet që liderët e “LEN-it” së bashku me kryetarin e ASH-së, të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, informon POPULLI.mk
Ajo që është për t’u cekur është edhe pjesëmarrja e Arben Taravarit ku me shumë gjasë edhe do të bëhet e ditur dalja e tij në radarët e opozitës shqiptare në RMV.
Edhe më herët kishte pasur disa takime të “fshehta” mes Taravarit dhe Kurtit por pa ndonjë epilog se çfarë do të ndodhë, ndërsa sot pritet që përfundimisht të marrë fund gjithçka në rast se dalin me ndonjë fotografi të përbashkët ose me ndonjë press konferencë.
© POPULLI.mk
