13.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

“Eurovision” / Përjashtimin e Izrael*it e kërkojnë mbi 1,000 muzikantë suedezë

Mbi 1000 muzikantë suedezë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të Transmetuesve që të përjashtojë Izraelin nga festivali i Eurovisionit për shkak të luftës në Gaza.

Në një letër të hapur, artistët nga vendi pritës i Eurovizionit, deklaruan se presin që organizatori të jetë konsistent në qëndrimin e tyre ndaj vendeve që “shkelin vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut”.

Duke përmendur faktin se Rusia u ndalua të konkurronte në vitin 2022 për shkak të luftës në Ukrainë, artistët theksojnë se i njëjti parim duhet të zbatohet edhe për Izraelin.

Por kjo thirrje nuk u pranua nga drejtuesit e këtij institucioni që thonë se duhet ruajtur statusi i konkursit si një ngjarje apolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës.

Edhe pse rregullat e konkursit specifikojnë se çdo promovim i mesazheve politike është i ndaluar, rregullorja është thyer vazhdimisht në të kaluarën.

E tillë ishte edhe ngjarja e vitit të kaluar në Liverpool, organizuar nga Mbretëria e Bashkuar në emër të Ukrainës, ku u shfaqën flamuj blu dhe të verdhë në shenjë solidariteti për Kievin.

Klan News

Të ngjajshme

Të fundit