1.8 C
Skopje
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

“Popullariteti” i nacionalizmit nuk del nga moda

“Ne jo vetëm që nuk i kemi tejkaluar ndasitë në vend në vija ideologjike dhe etnike, por fatkeqësisht i kemi forcuar ato. Dhe në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë sipas partisë dhe etnisë”, thotë gazetari dhe analisti politik shumëvjeçar Aco Kabranov, duke folur për paragjykimet etnike në vend dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Mendoj se edhe në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë sipas partisë dhe etnisë. Ndasitë në vend në vija ideologjike dhe etnike jo vetëm që nuk i kemi kapërcyer, por fatkeqësisht i kemi forcuar. Koncepti qytetar për një shoqëri multietnike siç është Maqedonia e Veriut është një zgjidhje reale, por partitë, nga opozita, në radhë të parë VMRO DPMNE dhe partitë e shqiptarëve, janë më të përshtatshme për narrativën nacionaliste në fushatë, edhe pse edhe ato gjithashtu deklarojnë se janë për shoqërinë civile dhe vlerat evropiane – kjo është vetëm një justifikim i tyre, pasi në terren punojnë kundër një vendi të tillë”, tha Kabranov për “Frontline”, 

Sipas politologut Bllagojçe Atanasoski, në Maqedoni për më shumë se tre dekada votimi është bazuar në parime etnike dhe partiake me një dozë të madhe klientelizmi.

“Fatkeqësisht, partitë maqedonase janë të deideologjizuara, pra më shumë funksionojnë si agjenci punësimi se sa parti me matricë ideologjike. Koncepti qytetar duhet të jetë primar dhe në fokus të partive sepse i anulon karakteristikat etnike dhe partiake”, tha Atanasoski për “Frontline”, 

Në vitin 1990, Republika e atëhershme Socialiste e Maqedonisë mbajti zgjedhjet e para të lira shumëpartiake. Në vend të një partie, si më parë, qytetarët mund të zgjidhnin mes 18 partive politike. Tre dekada më vonë, ka 65 parti politike në vend me të paktën 400,000 anëtarë partie. Sipas të dhënave zyrtare, në Maqedoninë e Veriut janë 65 parti politike.(PRESSonline.al)

Të ngjajshme

Të fundit