I pari i LD-së, Izet Mexhiti ka kritikuar kryeministrin aktual Talat Xhaferi për shkak se e shpalli trashëgimi të rëndësisë së veçantë Karnevalin në të cilin ofendohen shqiptarët dhe UÇK-ja, informon POPULLI.mk
“Karnevalin ku ofendohen shqiptarët dhe UÇK-ja, kryeministri aktual teknik e shpalli trashëgimi të rëndësisë së veçantë. Pra tash do të na përqeshin edhe me aminin e kryeministrit karneval. Ne jemi për barazi e respekt ndëretnik, jo për ofendime e përqeshje. Krenaria dhe dinjiteti i shqiptarëve VLEN shumë më shumë se trashëgimia e veçantë që po na lë Talati.”, ka shkruar Mexhiti.
© POPULLI.mk
