Kryeministri teknik i RMV-së, Talat Xhaferi sot ka qenë i pranishëm në punimet e “Korridorit 8” ku edhe ka folur para mediave për ecurinë e punimeve dhe finalizimin e projektit, informon POPULLI.mk
Kryeministri është shprehur se punimet në ndërtimin e korridorit do të kryhen në kohë, pra deri në vitin 2027 duke e pasur parasysh punën e kryerësve të projektit.
“Jemi në pikën e fillimit të punimeve në realizimin e projektit mega korridorin 8, pjesë e së cilës është edhe korridori 10d.
Punimet do të zgjasin deri në fund të 2027-tës. Duke marrë parasysh se punëmarrësit apo punë kryesit projektet që i kanë realizuar në rajon i kanë kryer në kohë dhe se s’ka dilema se edhe ky projekt do të realizohet në kohë”, tha Xhaferi.
© POPULLI.mk
