Instituti për Hulumtime Politike (IPIS) në Shkup ka njoftuar se nuk ka realizuar asnjë anketë lidhur me rejtingun e partive politike.
“Duam të informojmë se IPIS nuk ka realizuar asnjë anketë, që u nxorr nga disa portale dhe individë partiak”, thuhet në reagim duke kërkuar tërheqja e saj.
POPULLI.mk e publikoi lajmin për këtë anketë e cila u shpërnda sot, duke u bazuar në shpërndarjen edhe nga disa portale tjera në vend.
Pasi reaguan nga IPIS ne i qëndrojmë vendimit të tyre se nuk ka pasur kësi ankete.
POPULLI.mk gjithmonë ka shpërndarë lajme të cilat kanë qenë të faktuara dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë kësaj.
