Hoxha nga Shkupi, Qëndrim Jashari në një ligjeratë ka përmendur se si duhet t’i ndahet vajzës haku (ajo që i takon) sipas fesë islame, informon POPULLI.mk
Hoxha Qëndrim Jashari, shpesh herë është bërë viral në rrjetet sociale me paraqitjet e tij dhe temat të cilat i trajton para të pranishmëve.
Një video e hoxhë Jasharit ka marrë hov të madh ku edhe flet për trashëgimin e pasurisë që duhet t’u lihet vajzave nga prindërit dhe se thotë, është traditë e injorancës nëse nuk përfshihen vajzat në të.
Ai mos përfshirjen e vajzave në ndarjen e pronës e ka konsideruar “traditë të injorancës”.
@teuhiidd
“Me mendësinë tonë “po hajt se kjo martohet edhe më nuk ia kemi gajlen”. Kjo është prej traditës së injorancës. Vajza edhe kur të martohet është vajza jote. Pse nuk i jepet trashëgimia vajzave? Me tradita të mahallave, me tradita të atyre njerëzve që e kanë mbajt vetën kishe po dimë diçka e duke ju bërë zullum grave. Mosdhënia e trashëgimisë për vajzën është nga tradita e atyre që kanë zënë kafshë”, ka thënë ai.
© POPULLI.mk
