Ziadin Sela ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku është përgjigjur edhe në pyetjen se a do të koalicionojnë me BDI-në në zgjedhje, informon POPULLI.mk
Lexoni një pjesë të intervistët ku është përgjigjur Sela:
Zëri i Amerikës: Si do të merrni pjesë në zgjedhje, së bashku me LSDM-në dhe BDI-në apo në mënyrë të pavarur?
Sela: Fatkeqësisht në këtë situatë dhe me ritmin me të cilin po zhvillohen zhvillimet politike në vend jemi në një moment politik shumë të ndjeshëm dhe si rrjedhojë hapat e Aleancës për Shqiptarët do të jenë të njëjta. Ka rigrupime dhe teksa flasim, kemi një vendim të kryesisë qendrore që po shkojmë vetëm. Në periudhën e ardhshme do të kemi përsëri takime, do të shikojmë situatën politike dhe në bazë të kësaj do të vendosim. Për sa kohë nuk ka vendim tjetër, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të shkojë e vetme në zgjedhje.
Zëri i Amerikës: Pra mund të ndodhë që të dilni së bashku me LSDM-në dhe BDI-në?
Sela: Jam kundër arbitraritetit në parti. Dhe nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal se si duhet të shkojmë, por për këtë duhet të vendosin strukturat e partisë.
Zëri i Amerikës: Mund të ndani mendimin tuaj personal?
Sela: Nuk është mendimi im personal, por çdo anëtari të partisë i garantohet e drejta për të folur brenda strukturave partiake.
