6.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Grubi: Jasharajt janë dëshmi e pastërtisë së kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës

Zv/kryeministri, Artan Grubi nëpërmjet një statusi në Facebook ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit në Epopenë e UÇK-së, informon POPULLI.mk

“Jasharajt janë dëshmi e pastërtisë së kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës, në sakrificën e tyre është e sublimuar trimëria, qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria e një populli të tërë që nuk hoqi dorë kurrë nga toka e tij.

Jehona e pushkëve të tyre do të mbante të pashuar flakadanin e lirisë në zemrat e bijve dhe bijave më të mira të kombit deri në çlirimin e plotë të Kosovës që ata e deshtën më shumë se jetën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jasharajt,të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!

LAVDI!”

 

© POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit