I pari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd ka shkruar se nderojnë të gjithë heronjtë, dëshmorët e martirët të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës, informon POPULLI.mk
“Sot Prekazi ndjen frymëmarrjen e lirë gjatë përkujtimit të 26 vjetorit të “Epopesë së Jasharëve”. Ne sot kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Këtë ditë, ne nderojmë edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, të cilët nuk kursyen jetën për të realizuar një ëndërr që është bartur brez pas brezi – Lirinë!”, ka shkruar Skender Rexhepi.
© POPULLI.mk
