11.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Urimi i Ali Ahmetit për Ditën e Mësuesit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit nëpërmjet një statusi të shkruar në rrjetet sociale, informon POPULLI.mk

“Një urim nga zemra po ju dërgoj sot të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona me rastin e festës kombëtare të 7 marsit.

Le të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes dhe me këtë ruajtën indin tonë kombëtar nga kthetrat e asimilimit.
Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit dhe mbjelljen e atdhedashurisë tek brezat e rinj që nuk duhet të harrojnë të kaluarën e lavdishme dhe me dije duhet të vazhdojnë të prijnë kauzat e reja kombëtare.
Duke kujtuar 137 vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë në Korçë, le të reflektojmë sot mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit, mbi peshën e tre universiteteve tona kombëtare që sot janë fole të padiskutueshme të përparimit!
Gëzuar 7 marsin! E përjetshme qoftë gjuha jonë e bukur!”

Të ngjajshme

Të fundit