30.2 C
Skopje
E mërkurë, 5 Gusht, 2026

Ahmeti: Mësuesi është prindi i dytë për çdo nxënës

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti sot në ditën e mësuesit ka zgjedhur që të bëj një urim të veçantë për mësuesit e tij duke kujtuar se mësuesi është prindi i dytë për çdo nxënës, dhe kjo ndjenjë kuptohet gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës.

Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit!
Mësuesi është prindi i dytë për çdo nxënës, dhe kjo ndjenjë kuptohet gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës.
Edhe sot më kujtohen këshillat dhe mësimet nga mësuesit e mi të shkollës fillore, Nijazi Abdiu dhe Hanif Karemani, të cilëve u jam mirënjohës për tërë jetën.
I falënderoj dhe i uroj të gjithë mësuesit dhe mësueset për festën e 7 marsit, duke kujtuar gjithmonë rolin e tyre të veçantë në avansimin e shoqërisë.
Burimi / Top24