3.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Mehaj rikthehet në Qeveri, ja çfarë pozite ka tani

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tashmë është emëruar si këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, raporton telegrafi,

“Po, këshilltar i jashtëm”, tha shkurt Rashiti.

Ndërkaq, angazhimi i Mehajt si këshilltar i jashtëm në qeverinë “Kurti” është në kuadër të Grupit Ballkanik, e cila implementohet me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane”.

Në pozita të tilla janë edhe disa personalitete të tjera publike dhe ish-diplomatë.

Ndërsa, ditë më parë ish-ministri Mehaj ka pranuar “Medaljen për shërbim të shquar”, nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Mehaj e kishte bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Jashtëzakonisht i nderuar që në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare ‘Epopesë së UÇK-së’, të pranoj ‘Medaljen për shërbim të shquar’ nga ministri i Mbrojtjes Maqedonci. Në shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe fuqizimin e Ushtrisë së shtetit tonë”, shkroi Mehaj.

Mirëpo, deri më sot nuk ka qenë praktikë institucionale që një ministër në detyrë të dekorojë një ish-ministër paraprak.

Ndryshe, Armend Mehaj ka ushtruar detyrën e ministrit të Mbrojtjes mbi dy vjet, ku më pas për shkaqe familjare ai kishte dhënë dorëheqje.

Të ngjajshme

Të fundit